Ka patur mos pajtime në lidershipin e izraleit për përgjegjësinë për sulmin e papritur të Hamasit më 7 tetor. Në facebook, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se nuk ishte njoftuar nga inteligjenca ushtarake dhe as nga Shin Bet, agjecia e sigurisë së bvrendshme, për mundëisnë e një lufte nga ana e Hamasit. Radioja ushtarake ndërkohë u përgjigj duke sqaruar se kishte marrë paralajmërime për mundësinë e sulmeve nga aksi iran-hezbollah-hamas, që ishin bërë shumë më agresiv për shkak të përcarjeve në izrael. Lideri centrist, Benny Gantz, që është bërë tani pjesë e qeverisë së emergjencës kombëtare, ka mbrojtur drejtuesit e ushtrisë dhe i ka kërkuar kryeministrit të tërheqë deklaratat e tij. Dhe duket, se ky i fundit e ka dëgjuar.