Seanca gjyqësore për dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi është shoqëruar me debate. Bëhet fjalë për një debat mes prokurorit Arben Kraja dhe avokatit mbrojtës të Sali Berishës, Genc Gjokutaj. Mëshet se avokati Gjokutaj ka kundërshtuar masat, ndërsa prokurori Arben Kraja e ka pyetur se në çfarë cilësie ndodhej brenda në sallë e gjyqit.