Tenistët, ashtu si atletët kudo, po gjejnë mënyra të reja, inovative, për t’u trajnuar në një kohë, kur fushat e tenisit janë mbyllur dhe kontaktet janë ndaluar, por dy të reja në Itali, e kanë çuar lojën në një tjetër nivel: e kanë ngjitur në çati. Kur klubi i tenisit në finale Ligure, një qytezë e vogël në Italinë veriore u mbyll, në fillim të marsit, si pjesë e masave të marra nga Italia për të luftuar pandeminë e koronavirusit, trajnerët e tyre i sfiduan lojtarët të gjenin mënyra të reja që të vazhdonin të trajnoheshin dhe të filmonin veten ndërsa e bënin këtë. Rezultati është një seri videosh të postuara në faqen e Facebookut të klubit të tenisit, finale.