Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtoreshën e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, Albana Fico, që sipas tyre i ka dhënë një tender 380 milionësh një kompanie, duke skualifikuar 7 të tjera nga gara edhe me ofertë më të ulët. Sipas Sekretarit Organizativ, Klevis Balliu, tenderi i është dhënë një kompanie të proceduar për shkelje të rregullave në punë.