Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi ka reaguar publikisht ndaj artikujve investigues të Gazeta “Shqip”, mbi dhënien e disa tenderave fitues të këtij qyteti të firmës Vllaznimi shpk, ku rezulton të jetë në pronësi të kushëririt të parë, Bashkim Byberi. Këto tendera të majmë që mbushin financat e kësaj firme janë të pafund dhe se për Byberin, në një konferencë për mediat të dhënë nga zyra e tij nuk përbëjnë një konflikt interesi.