Qindra ankesa depozitohen në adresë të Komisionit të Prokurimit Publik për favorizime të padrejta në tendera dhe mungesë gare në përzgjedhjen e kompanive kontraktore. Në harkun kohor të vetëm tre muajve, duke filluar nga muaji gusht i këtij viti e deri në tetor, pranë KPP-së janë depozituar 205 ankesa për procedurat e prokurimeve publike, ku vend të parë mbajnë tenderat e dhënw në Tiranë, për të cilat ka pasur 143 ankesa.