Qeveria shqiptare po punon me Microsoft që deri në fund të vitit 2026 prokurimet publike në vend të realizohen përmes inteligjencës artificiale, për të shmangur cënimin e integritetit në procesin e përzgjedhjes së operatorëve fitues dhe firmosjes së kontratave të tenderimit. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një aktivitet të mbajtur në vazhdën e marrëveshjes së firmsur me Francën në prill të vitit të kaluar që i mundëson Shqipërisë avancimin në sektorin e inteligjencës artificiale.