Të paktën 550 persona kanë humbur jetën gjatë pelegrinazhit të Haxhit në qytetin e shenjtë të Mekës si pasojë e të nxehtit përvëlues. Temperaturat arritën të paktën 51.8C në hije në qytetin e Arabisë Saudite, ndërsa turma të mëdha myslimanësh ndërmorën udhëtimin e përvitshëm fetar, një nga pesë shtyllat e Islamit. "Haxhi është një detyrë e vështirë, kështu që ju duhet të bëni përpjekje dhe të kryeni ritualet edhe në kushtet e vapës dhe të turmës," tha një pelegrin egjiptian. Pelegrinët përdorën çadra për t'u mbrojtur nga dielli, pasi autoritetet saudite i paralajmëruan që të qëndronin të hidratuar dhe të shmangin qëndrimin jashtë gjatë orëve më të nxehta të ditës.