Violeta Gurraj është gjetur e pajetë në banesën e saj, në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe. Prej tre ditësh 47-vjeçarja nuk i hapte telefonin të birit duke bërë që ky i fundit të shkonte në Polici dhe të kryente denoncimin për zhdukjen e saj. Menjëherë pas regjistrimit, një patrullë ka shkuar në banesën e 47-vjeçares, e cila është gjetur e vdekur. Nga kqyrja paraprake e trupit është vënë re se kishte disa shenja të prerash në fyt, nga të cilat edhe ka pësuar vdekjen.