Ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve që ekzekutuan të premten biznesmenin Rakip Roli në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Hetimet e Policisë bëjnë të ditur se atentati është kryer nga dy persona me lidhje familjare dhe dyshohet se vrasja ka lidhje me konflikte midis tyre dhe viktimës.