Kryeministri i ri i Britanisë Rishi Sunak e ka bërë të qartë të premten përparësinë që ketë lufya kundër emigracionit të paligjshëm gjatë mandatit të tij. Në bisedën e tij të parë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron Sunak diskutoi pwr çështjen e emigrantëve klandestinë që kalojnë nëpërmjet kanalit të La Manshit, pjesa më e madhe e të cilëve, sipas statistikave janë shqiptarë. Marrëdhëniet mes Francës dhe Britanisë kanë qenë të tensionuara vitet e fundit, pasi Londra akuzon Parisin se ka dështuar të frenojë fluksin e emigrantëve klandestinë që kalojnë nëpërmjet kanalit të La Manshit.