Nicki Minaj dhe bashkëshorti i saj, Kenneth Petty, janë paditur nga një grua, për të cilën Petty është dënuar për tentativë përdhunimi në vitin 1994. Gruaja 43-vjeçare ka ngritur një padi me pretendimin se çifti është përpjekur që ta bëjë atë të kthejë mbrapsht të gjitha akuzat Petty kaloi 4 vite e gjysmë në burg, pasi u shpall fajtor për tentativën e përdhunimit të vajzës që asokohe ka qenë adoleshente. Në padinë e ngritur në Gjykatën e Qarkut në SHBA për rrethin lindor të New York-ut, gruaja pretendon se Nicki Minaj i ofroi asaj 500 mijë dollarë përmes një ndërmjetësi për të hequr dorë nga akuzat e saj kundër Petty-t.