Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko miratuan dhe firmosën paketën e dokumenteve rreth procedurave të zhvillimit të konkursit për tekstet mësimore për Diasporën. Në dokumente janë përcaktuar edhe kriteret e recensuesve, si dhe mënyra e zhvillimit të konkursit për tekstet mësimore për Diasporën hartuar nga “Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën”. Ministrja Kushi tha se Botimi i teksteve mësimore të unifikuara do të jetë një arritje e madhe për Shqipërinë, Kosovën dhe diasporën shqiptare, për të ruajtur dhe promovuar gjuhën shqipe, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.