Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund të detyrohen të zhvendosen, kanë raportuar të enjten mediat iraniane, duke cituar presidentin e shtetit, Masoud Pezeshkian. “Situata është serioze dhe Teherani thuajse nuk ka më ujë”, është cituar të ketë thënë Pezeshkian.