Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka shtyrë me më shumë se një muaj vendimmarrjen për licencimin e dy TEC-eve lundruese të vendosur në Gjirin e Vlorës. Bordi thotë se shtyrja e vendimmarrjes është bërë për shkak se Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës së ERE-s për statusin e nënshkrimit të marrëveshjes së pikës së lidhjes së TEC-it me rrjetin e transmetimit.