Kiara dhe Luizi vazhdojnë të jenë dyshja më e komentuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në një bisedë më Efin, Kiara u shpeh se kur ajo debaton me Luizin, Tea ndryshon fytyrë, duke nënkuptuar që i bëhet qejfi. Efi nga ana tjetër tha që, ndonëse Tea dhe Luizi krijuan miqësi në fillim, ajo ka përshtypjen që Teas i pëlqen vëmendja e Luizit. Kiara i tha Efit se nuk është fare thumbuese dhe se nuk i pëlqen të merret me këtë gjëra. Efi, Kiara dhe Luizi folën edhe për finalistët. Sipas Luizit, Tea është lojtare më e fortë se Olta, por ky mendim u kundërshtua nga të dyja vajzat.