Para dekretimit të datës së zgjedhjeve të vitit 2025, presidenti i republikës, Bajram Begaj pati një takim me përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë përvojë në monitorimin e zgjedhjeve në vend. Begaj diskutoi me përfaqësues të Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, Premto Gogo dhe Dritan Taulla, nga të cilët kërkoi angazhim në mbikëqyrjen e zgjedhjeve, për të arritur standardet që kërkon ligji.