Tre persona të armatosur tentuan të grabisnin një banesë në fshatin Prush të Tiranës mbrëmjen e së shtunës, por nuk ia dolën dot pasi policia mbërriti në kohë rekord në vendin e ngjarjes. Ishin fqinjët e dy të moshuarve ata të cilët lajmëruan shërbimet e policisë në telefon për ngjarjen në fjalë. Në momentin që mbërritën uniformat blu, autorët qëlluan me armë drejt efektivëve, ndërsa këta të fundit iu kundërpërgjigjën të shtënave.