Abuzimi me tokën publike për varre në Tiranë ka çuar në pranga 8 zyrtarë. Aksioni është zhvillur nga Prokuroria e Tiranës së bashku me Njësinë e Krimit Ekonomik, ndërsa këta persona akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Mes të arrestuarve është dhe drejtori, ndërsa 2 persona vijojnë në kërkim dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë.