Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe vijojnë me sulmet që kanë për objektiv bazat e grupimit Houthi në Jemen. Në orët e hershme të mëngjesit të të shtunës, një luftanije amerikane gjuajti raketa në një objektiv në Jemen në "vazhdim" të dhjetëra sulmeve ajrore të një dite më parë. Shtetet e Bashkuara thonë se kanë shënjestruar një zonë që përdorej për radarët e Houithit, teksa raportet e mediave lokale thonë se raketat goditën një bazë ajrore pranë kryeqytetit të Jemenit Sanaa.