Banorët e tërbuar janë derdhur kundër Elon Musk, pasi raketat që ai po lancon në hapësirë po shkatërrojnë qytezën e tyre paqësore bregdetare ndërkohë që manjati po planifikon të kolonizojë Marsin. Familjet që jetojnë në plazhin idilik bregdetar, Boca Chica në Teksas, janë ankuar për vincat e lartë, cisternat me karburant dhe rrugët e mbushura me kamionë ndërsa Musk po ndërton platformën e lancimit të tij për misionet e ardhshëm në mars. CEO i Space X planifikon të dërgojë një milionë njerëz në planetin e kuq deri në 2050-ën. Por, sirenat që bien dhe mbetjet e raketave të përhapura në fshatin teksan, kanë shkaktuar kaos për familjet por edhe jetën e egër.