Rusët në kryeqytetin Moskë thonë se janë kthyer pas në kohë mes ndërprerjeve të gjera të internetit që autoritetet i konsiderojnë si masa të nevojshme "sigurie" mes luftës në Ukrainë. Në pamundësi për të blerë online, për t'u dërguar mesazhe të afërmve ose thjeshtë për të udhëtuar në qytet, ka pasur një rritje të interesit për teknologjinë e vjetër offline, harta letre, telefona fiks dhe pagera, ndërsa disa madje kanë menduar për hapa edhe më drastikë.