Ndërsa stuhia shkatërronte gjithcka jashtë dhe dritat brenda restorantit nisën të lëkundeshin, pronarja, trejsi Harden kuptoi se situata në qytezën e saj të vogël, në Mississippi ishte shumë më e rëndë nga sa e kishte imagjinuar. Bashkë me të shoqin dhe punonjësit, ata hynë menjëherë në një kuti gjigante, metalike, që zakonisht përdoret për të mbajtur të freskët ushqimet e restorantit por që atë natë shpëtoi nëntë jetë njerëzish në qytetin e vogël të bërë njësh me tokën, Rolling Fork.