Një muaj më parë, bashkia e Bulqizës njoftoi se do të liroheshin të gjitha ambientet e dhëna me qira në godinën e pallatit të kulturës. Në këtë mënyrë, personave që kishin nën shfrytëzim ambientet të cilat I kishin kthyer në biznese, u është kërkuar të largohen. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga këta të fundit të cilët nuk kanë pranuar. Mëngjesin e së premtes, efektivë të shumtë policie, së bashku me FNSH-në janë vendosur për lirimin e ambienteve.