Pas të shtënave mes kontrabandistëve dhe emigrantëve pranë kufirit mes Serbisë dhe Hungrasië, policia serbe mori nën kujdes rreth 1000 persona. E ashtuquajtura rrugë ballkanike, përmes së cilës refugjatët dhe emigrantët përpiqen të arrijnë në Evropën Perëndimore, kalon përmes Serbisë dhe Hungarisë. Të enjten, gjashtë persona mbetën të plagosur si pasojë e incidenteve mes kontrabandistëve dhe emigrantëve, raportoi zëvendësdrejtori i policisë Dragan Vasiljeviç në Beograd. Në mesin e personave të plagosur ishin shtetas të Afganistanit dhe Marokut, ndërsa policia sekuetsroi pushkë, pistoleta dhe municione.