Fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ka filluar me incidente dhe prishje të rendit publik. Në dy tubime të Bashkimit Demokratik për Integrim, parti në pushtet e udhëhequr nga Ali Ahmeti, është qëlluar me amë zjarri në ajër. Fillimisht të martën në Çair të Shkupit, ndërsa e njëjta skenë u përsërit edhe mbrëmë në komunën e Zhelinës.