Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë për mediat në Kosovë se ka patur të shtëna në afërsi të një patrulle të tij në Zubin Potok, një nga katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa KFOR-i tha se nuk ka të lënduar e as dëme materiale.