Në podcastin e radhës, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar emigrantë të rikthyer si dhe të huaj të cilët kanë zgjedhur që të jetojnë në Shqipëri. Të ftuarit e Ramës në këtë podcast ishin një nga Zvicra, një nga Argjentina një nga Amerika dhe një shqiptare e cila kishte jetuar për shumë vite në Gjermani dhe ishte kthyer në Tiranë për punë.