Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e para të Nations League me Ukrainën dhe Gjeorgjinë dhe të rejat në kampin kuqezi nuk mungojnë. Lajmi kryesor për kombëtaren tonë është dëmtimi i kapitenit berat Gjimshiti gjatë seancës stërvitore të zhvilluar pasditen e së hënës. Sipas burimeve brenda kampit kuqezi, Gjimshiti ka pësuar një dëmtim muskular dhe trajneri Sylvinho u detyrua të marrë në skuadër Adrian Bajramin nga Kombëtarja U21 për ta zëvendësuar. Nuk bëhet e ditur kojhëzgjatja e dëmtimit të Gjimshitit por me shumë gjasa kapiteni nuk do të jetë në ndeshjen e 7 shtatorit ndaj Ukrainës dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë në gjendje të zbresë në fushë në sfidën e Gjeorgjisë në 10 shtator në Air Albania Stadium.