Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku më ambasadoren e Polonisë, Monika Zuchniak Pazdan, përuruan palestrën e re të gjimnazit “Ismail Qemali”. Veliaj theksoi se në sport është shumë e rëndësishme që gjërat të bëhen në skuadër, ashtu sikur edhe në jetën e përditshme është mirë të kesh një mbështetje për të ecur përpara.