Gjatë spektaklit të mbrëmshëm u vendos një klip ku tregonte për qëndrimin e këtyre ditëve të Iglit. Në atë klip disa banorë kishin shprehur mendimin e tyre në lidhje me Iglin,ku Monika ishte një ndër to duke e bërë Iglin të ndihet keq në lidhje me ca xheste që nuk ishin aspak te hijëshme. Duket që Igli nuk u ndje aspak mirë duke mos i folur fare aktores. Ajo i kërkoi atij të flisnin 10 minuta duke u pëpjekur që ta sqaronte keqkuptimin,por Igli i prekur i thotë: Ti thjesht nuk e kupton dot cfarë ke bërë. Monika nga ana tjetër i kërkon falje dhe i thot nuk donte që të mërziste askënd.