Pas Austrisë, edhe Gjermania ka vendosur të forcojë masat kufizuese për personat të cilët nuk janë vaksinuar kundër COVID-19. Sipas medieve të huaja, të pavaksinuarit nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në dyqane jo thelbësore, restorante, vende kulturore apo argëtimi. Lajmi u konfirmua më pas nga kancelarja në largim Angela Merkel.