Të tjera detaje janë zbuluar nga Top News përsa i takon hetimeve në lidhje me ekzekutimin e Briken Sanajt në zonën e Kodrës së Diellit. Referuar burimeve të grupit hetimor, automjeti tip Benz që u përdor në krim ishte marrë në Kosovë dhe ka kaluar kufirin e Morinës me targa të këtij shteti. Më pas këtij automjeti i janë ndryshuar targat dhe autorët I kanë vendosur ato që kishin vjedhur në Tiranë.