510 fëmijë shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian përgjatë vitit të kaluar. Shifra del nga Eurostat. Sipas agjencisë europiane të statistikave, nga vendet e Europës, jo anëtare të BE-së, kërkesat për azil të minorenëve janë pak më shumë se 51 mijë. Nga këta, shqiptarët përbëjnë 1 për qind të shifrës totale, ose 510 të mitur.