Socialistët po punojnë me sondazhet për të shkuar drejt zyrtarizimit të emrave të kandidatëve që do të garojnë për kryetarë bashkishë në zgjedhjet e 14 majit. Në Shkodër diskutimet pothuajse janë mbyllur me emrin e Benet Beci, i cili është emri që pret vetëm zyrtarizimin. Diskutimet janë përqëndruar aktualisht në tre bashki të tjera të mëdha, atë të Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës.