Që prej datës 1 maj të gjitha shërbimet që dikur ofroheshin fizikisht në sportele, tashmë do të jenë të gjitha online. Sportelet janë mbyllur dhe qytetarët duhet t’i drejtohen e-Albanias për të marrë një dokument. Përmes platformës e-Albania që ka nisur të funksionojë shumë kohë më parë, qytetarët shqiptarë do të marrin të gjitha dokumentet e shërbimet që duan.