Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, kërkon reflektim dhe ndryshim në Partinë Demokratike, pas rezultatit të fundit në zgjedhjet e pjesshme lokale, ku kandidatët e pavarur, por që kishin edhe përkrahjen e PD, morën një rezultat shumë të dobët. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji thekson se ndonëse pjesëmarrja është shenjë e humbjes së besimit se me vote mund të ketë ndryshim, kjo nuk duhet të lejojë që PD të kthehet në apatike për qytetarët.