“Të gjithë kërkojnë me çdo kusht të shpikin çdo ditë çfarëdo qoftë për ta goditur edhe për ta lënduar Partinë Socialiste, dhe kjo është normale. Ajo që nuk është normale është që Partia Socialiste, që gjithë trupa jonë, të humbasë fokusin nga gjërat që kanë rëndësi me të vërtetë, të bjerë në vetëkënaqësi, të mos jetë e mobilizuar për të vazhduar në këtë rrugë dhe për të siguruar që ajo fitore e vitit të shkuar të përsëritet dhe, mbi të gjitha, të krijojë imunitet të plotë nga gjithë kjo mjegull, nga gjithë kjo baltë, që synon të çorientojë opinionin publik dhe synon të mjegullojë sytë edhe të anëtarësisë tonë. Ky është synimi, me gjithfarë lloj shpifjesh, fantazish, sajesash, ekzagjerimesh, thashethemesh kot”, deklaroi kryesocialisti, Edi Rama në asamblenë e PS në Vlorë.