2 persona të mitur janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohen se janë përgjegjës për 2 raste të vjedhjes në dy biznese, të kryera në Tiranë, gjatë ditëve të fundit. Policia bën me dije se autorët e dyshuar qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kanë hedhur pistoletën nga dritarja e automjetit. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen.