Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin të mërkurën në Astana, kryeqytetin e kazakistanit. Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i qeverisë turke. Të hënën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kishte thënë se një takim mes putinit dhe erdoganit ishte i mundur në margjinat e Konferencës për ndërveprimin dhe masat e forcimit të besimit në Azi, që do të mbahet në Astana më 12 dhe 13 tetor.