Top News – Të mëdhenjtë e Evropës zbarkojnë në Kiev / Liderët: Putin të pranojë armëpushimin
10/05/2025 12:42

Udhëheqësit e katër vendeve evropiane mbërritën të shtunën në Kiev, në shenjë të mbështetjes së përbashkët, ndërkohë që po shtohen thirrjet që Rusia ta pranojë një armëpushim njëmujor në luftën trivjeçare në Ukrainë. Liderët e Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar mbërritën së bashku në stacionin hekurudhor të Kievit, ku u takuan me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ata vendosën së bashku lule në një memorial të improvizuar për ushtarët e rënë ukrainas, në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, gjatë një ceremonie që shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kjo është hera e parë që udhëheqësit e katër vendeve udhëtojnë së bashku në Ukrainë. Ndërkaq, Friedrich Merz po e zhvillon vizitën e tij të parë në Ukrainë si kancelari i ri i Gjermanisë. Së bashku me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, udhëheqësit evropianë po kërkojnë nga Rusia ta pranojë një armëpushim 30-ditor për të hapur rrugën për bisedime për paqe, me qëllim që t’i jepet fund luftës. Në mars, Shtetet e Bashkuara propozuan një armëpushim të menjëhershëm për 30 ditë, të cilin Ukraina e pranoi, por Kremlini ka ngulur këmbë për kushte më të leverdishme për veten. “Ne e përsërisim mbështetjen tonë për thirrjet e presidentit Trump për një marrëveshje paqeje dhe i bëjmë thirrje Rusisë ta ndalë pengimin e përpjekjeve për të arritur paqe të qëndrueshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të udhëheqësve. “Së bashku me SHBA-në, i bëjmë thirrje Rusisë ta pranojë një armëpushim të plotë dhe pa kushte për 30 ditë, për të krijuar hapësirën për bisedime mbi një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, theksuan ata.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52