Top News/ Të mbrohet spitali i Gazas / Biden i ‘tërheq veshin’ izraelit: Nuk duam lufte atje
14/11/2023 12:29

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se spitali më i madh në Gazë, al Shifa “duhet të mbrohet”. Luftimet midis forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit kanë bërë që spitali të rrethohet, duke detyruar mijëra persona që të largohen. “Shpresa dhe pritja ime është që të ketë veprime më pak ndërhyrëse” nga forcat izraelite, tha Biden në Zyrën Ovale. Qe tre ditë, spitali Shifa ka mbetur pa rrymë dhe ujë, ndërsa lufta dhe bombardimet jashtë ndërtesës së spitalit e kanë bërë edhe më të vështirë situatën. “Ne nuk duam të shohim luftime në spitale”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. “Ne duam që pacientët të jenë të mbrojtur. Ne duam që spitalet të jenë të mbrojtura. Ne kemi biseduar me Qeverinë izraelite për këtë çështje dhe ata kanë thënë se ndajnë mendimin se nuk duan të shohin luftime në spitale”. Sullivan tha se nuk ka përgjigje të lehta lidhur me atë se si Izraeli shtyn përpara operacionet ushtarake rreth spitaleve, por shtoi se këto pyetje janë për ushtrinë izraelite e jo për SHBA-në. Mijëra persona ishin strehuar në spitalin Shifa, por zyrtarët shëndetësorë në Gazë një ditë më herët njoftuan se shumë palestinezë janë larguar tani nga spitali si pasojë e luftimeve.

Top News – Lufta ‘po i afrohet’ Iranit, IKNI tani! Ambasada amerikane në Izrael ‘evakuon’ stafin
27/02 14:54
Top News – Starmer, humbje të turpshme / Mundet në ‘bastionin’ e tij nga të gjelbrit
27/02 14:45
Top News – Nga sponsor në armik…Çfarë fshihet pas sulmit të Pakistanit mbi talebanët
27/02 14:27
Top News – ‘Shi gjaku’ në Spanjë / Re pluhuri saharian mbi Evropë, sjell reshje me baltë
27/02 13:24
Top News – SHBA-Iran, bisedime pa marrëveshje…por me shenja të mundshme përparimi
27/02 12:58
Top News – As emigrantët nuk e shpëtojnë dot…Gjermania po plaket më shpejt nga sa mendohej
27/02 12:55
Top Channel/ Bisedimet me SHBA, Aragchi: Kemi dallime, por pajtohemi tek elementet kryesorë!
27/02 12:13
Top Channel/ Amerikanët “bëhen anglezë”: Rekord aplikimesh për shtetësinë britanike!
27/02 12:03
Top Channel/ Pakistani sulmon Afganistanin:”U mbush kupa, do t`i shkatërrojmë talebanët”!
27/02 11:39
Top News- Gjermania, alternativë ndaj Patriot/ Mbrojtje ajrore ‘Made in Europe’, modernizohet IRIS-T
27/02 11:36
Top News – Raketa që godasin deri në 3000 km larg / Arsenali balistik i Iranit, më i madhi në rajon
27/02 11:24
Top Channel/ Dosjet Epstein-sot dëshmon Bill Clinton, Hillary:”Thërrisni edhe Trump-in nën betim”!
27/02 11:19
Top News – ‘Sa herë duhet ta them: Nuk e njoh Epstein’ / Hillary Clinton sfidon Trumpin të dëshmojë
27/02 11:17
Top News – Shpërthen vullkani i baltës / ‘Fundi i botës…’, banorët të frikësuar në Kolumbi
27/02 11:13
Top News – Macron në nëndetësen ‘top-secret’ / Evropa do mburojë bërthamore, shqetësim për SHBA
27/02 10:57
Top News – Pakistani bërthamor bombardon Kabulin /‘Luftë të hapur’ qeverisë talebane të Afganistanit
27/02 10:56
Top News – Irani ka raketa që godasin SHBA / Pretendimi i Trump nuk mbështetet nga inteligjenca
27/02 10:56
Top News – Warner Bros ndryshon pronarë. Marrëveshja rekord, shitet për 111 miliardë dollarë
27/02 10:15
Top News – ‘Pyesni Trump për Epstein’. Clinton dëshmon lidhjet me pedofilin famëkeq
27/02 10:04
Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
DIGITALB DIGITALB