Afro 50 persona druhet se janë mbytur pasi dy barka të tejmbushura me emigrantë u fundosën si pasojë e erës së fortë afër ishujve grekë të pushimeve. Skuadrat e shpëtimit gjetën 17 trupa të pajetë, pjesa më e madhe vajza të reja, dhe po kërkojnë për të paktën edhe 30 persona të tjerë të zhdukur.