Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se pret të arrestiohet të martën, për një çështje të ngritur nga zyra e Prokurori të Manhatanit. Në një postim në “Truth Social”, ai u kërkoi mbështetësve të ngrohen në protesta, për të mos lejuar arrestimin e tij, teksa ka thënë se e gjitha është një sjellje politike e prokurorisë. “Burime nga zyra e prokurorit të korruptuar dhe politik, të qarkut të Manhatanit, b ëjnë me dije se do të arrestohet të martën, pa asnjë provë krimi, kandidati republikan dhe ish-presidenti I SHBA-ve. Protestoni! Na ktheni kombin”, shkroi Trump.