Mbi 100 mijë vaksina antiCOVID-19 janë shpërndarë në gjithë Kosovën. Vetëm në sallën “1 Tetori” në Prishtinë gjatë paradites së të hënës janë vaksinuar 287 qytetarë, kurse në nivel vendi janë rreth 1600 persona të cilët morën vaksinën kundër COVID-19. Kështu ka bërë të ditur koordinatori i Qendrës “1 Tetori”, në Prishtinë, Bardhi Nimani.