Pesë personat e arrestuar së fundmi në Kosovë nën dyshime për kryerjen dhe planifikimin e një sërë veprash terroriste janë lënë në paraburgim për 30 ditë. Prokuroria Speciale po vazhdon hetimet, duke theksuar se gjatë arrestimit, të dyshuarve u janë gjetur materie eksplozive, armë zjarri, dron, si dhe armë anti-tank". Mediat në Kosova kanë publikuar dosjen e Prokurorisë për pesë të dyshuarit, duke thënë se në shënjestër të sulmeve terroriste, ishte Kosova.