Të krishteret në Lezhë kanë kremtuar të premten e madhe, apo siç njihet ndryshe “Udha e Kryqit”. Ritualit fetar ju bashkuan dhjetëra besimtar, të cilët të udhëhequr nga përfaqësues të klerit katolik u nisën nga sheshi “Gjergj Kastrioti” dhe marshuan deri në kalanë e qytetit, duke kujtuar në këtë mënyre mundimet e Jezu Krishtit.