Marrëdhënia e Kiarës me Luizin sa vjen e bëhet më e afërt brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Pas provës për fitimin e buxhetit, Luizi dhe Kiara ishin çifti i radhës që duhej të përkujdeseshin për “Arbanën” e vogël. Në momentet kur ata përpiqeshin të qetësonin beben, mes tyre pati shumë batuta, puthje e përqafime.