Është finalizuar operacioni policor I koduar ‘Premtimi I rremë’, për pasojë është bëre I mundur arrestimi I një 31 vjecarje, e akuzuar për mashtrim. në Kavajë, ka mashtruar shumë qytetarë përmes mesazheve në rrjetet sociale, duke përfituar para. Burimet policore bëjnë me dije se Kapidani u kap në qendër të qytetit të Kavajës, në shëtitoren ‘Josif Budo’. Gjatë kontrollit të ushtuar ndaj saj, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 kompjuter, 2 aparate telefonike, 10.000 euro, 50.000 lekë të rinj, që e reja i përfitoi duke mashtruar përdorues të ndryshëm të Instagramit, si dhe 61 fatura tatimore shitjeje.