Bie ndjeshëm numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri. Sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistikave, në harkun kohor të dy muajve të parë të vitit 2021 vihet re një rënie e konsiderueshme e numrit të shtetasve të huaj që kalojnë kufirin shqiptar, që vijnë për turizëm, apo qëllime të tjera.